Një fotografi me ushtarë të Kosovës, tek parakalonin në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është përzgjedhur nga redaksia e prestigjiozes “Sky News”, si një prej fotografive të javës.
Fotografia shfaq disa snajperistë me uniforma të bardha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës marshojnë në paradën e festimeve të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, është përshkrimi i “Sky News” për këtë fotografi të shkrepur nga agjencia “Reuters”.
Fotografitë tjera të javës shfaqin pjesë nga shënimi i Ramazanit në Gazë apo momente nga Lojërat Olimpike Dimërore.
Ndërkaq për të parë në fotografi paradën, klikoni poshtë për albumin nga fotoreporteri i KOHËS, Driton Paçarada: