Dhjetëra gjuhë fliten nëpër kampin e komandës qendrore të KFOR-it në “Arbëri”. Zyrtarisht dominon anglishtja. Flamujt e 28 shteteve anëtare valojnë krah për krah para objektit kryesor në “Film City”, në lagjen kodrinore të Prishtinës. Oborri dikur ishte shesh xhirimi i kompanisë për prodhimin, shpërndarjen dhe shfaqjen e filmave, “Kosovafilm”, shkruan sot Koha Ditore.
Tani është qendra më e madhe e këmbimeve të përvojave private e profesionale të paqeruajtësve ndërkombëtarë dhe stafit lokal. Të ndryshme janë uniformat e kamufluara të ushtarakëve që sillen poshtë e lart rrugicave me lloj-lloj dyqanesh e restorantesh anash, si edhe korridoreve të gjata me zyra të vogla. Të gjithë e zbatojnë urdhrin e prerë shkruar me të zezë në tabelat e bardha për mbajtjen e kapelave. Me turlifarë theksi flitet anglishtja, prej misionarëve që zyrtarisht njihen si Forca e Kosovës - KFOR.
“Unë nuk jam ushtarake, por ndihem si ushtarake”, thekson Arianita Spahiu, prishtinasja e cila punon prej vitit 2000 si përkthyese në zyrën për marrëdhënie me publikun.
Ajo përditë merret me raportet mediatike, të cilat i hyjnë në punë për t’iu ndihmuar paqeruajtësve të porsaardhur që të informohen me rrjedhat e përgjithshme në Kosovë. “Është punë stresuese, por njëherësh interesante”, thekson Spahiu.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë
-
KFOR-i njofton se nuk ka ndryshime në mision pavarësisht thirrjeve serbe për sulm nga Irani
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm