Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim Gretchen Birkle, zëvendësasistente e Administratorit të USAID-it, Byroja për Evropë dhe Euro-Azi në Washington, me ç’rast diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.
Ministrja vuri në pah të arriturat e procesit integrues dhe sfidat e integrimit euro-atlantik, duke vlerësuar progresin e Kosovës në këtë drejtim. Ajo e vlerësoi si tejet të rëndësishme përkrahjen e USAID-it në realizimin e prioriteteve shtetndërtuese, sundimin e rendit dhe ligjit si dhe zhvillimin ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“USAID me projektet e veta, është vërtetë përkrahje e fuqishme e qytetarëve amerikan për Kosovën. Shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen SHBA-së dhe të USAID-it, por edhe përkushtimin tonë të plotë për avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, theksoi Hoxha.
USAID mbetet e përkushtuar në përkrahje të prioriteteve të Kosovës, theksoi Birkle, duke vlerësuar të arriturat e deritashme.
Gretchen Birkle, vlerësoi lart të arriturat në procesin integrues, realizimin e MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave duke shtuar se USAID-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fusha të tjera në interes të vendit.