Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u takua sot me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hoxha njoftoi Ambasadorin Delawie për proceset aktuale në kuadër të agjendës evropiane të reformave dhe prioritetet kyçe që parasheh të realizohen në këtë periudhë.
Ajo dhe Delawie vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy qeverive e në veçanti me Ministrinë e Integrimit Evropian pasi që procesi i integrimit evropian është një proces horizontal, që ndërlidhet me të gjitha zhvillimet në vend duke i kontribuar qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.
Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për detyrën e re dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit tashmë të krijuar për t’i kontribuar sa më shumë forcimit të shtetit demokratik drejt integrimit në familjen evropiane.
Njëkohësisht, theksoi Delawie se Amerika është mjaft e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit në këtë proces pasi që një Evropë sa më e bashkuar i kontribuon paqes dhe zhvillimit.
-
Kroacia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në proceset integruese
-
SHBA-ja premton vazhdimin e ndihmës për Kosovën
-
USAID-i, i përkushtuar të ndihmojë Kosovën në shumë sfera
-
Hungaria do të jetë krah Kosovës në proceset integruese
-
Hoxha falënderon Gjermaninë, “kemi shumë nevojë për fuqizimin e përkrahjes së deritashme”