Ministri i Financave Bedri Hamza takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkëlqesinë e tij Greg Delawie, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ai e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Qeveria e SHBA-së po e jep në zhvillimin e shtetit të Kosovës duke përfshirë edhe shumë projekte në Ministri të Financave siç janë projektet e mbështetura nga USAID dhe Thesari Amerikan.
Delawie u zotua që projektet e USAID-it dhe Thesarit do të vazhdojnë ta ndihmojnë zhvillimin e stafit në Ministri të Financave, duke qenë i lumtur që Ministria e Financave me Agjencitë e saj po përfitojnë nga projektet e ofruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Prattipati përsërit kërkesën për gazin amerikan: Siguroni investimet e ardhshme amerikane
-
Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme