Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Thesarin Amerikan të Departamentit të Shtetit nga zyrtari i lartë i këtij institucioni, Larry McDonald, me të cilin ka diskutuar për kontributin që ka dhënë Thesari i Shtetit dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se ministri Hamza e njoftoi z. McDonald për progresin që ka bërë Kosova në rrugën e vet të zhvillimit, për stabilitetin makro-fiskal, për detyrat që presin para për zhvillimin e vendit të cilat po adresohen me shumë kujdes për të pasur një rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim më të madh të shtetit tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu e njoftoi z. McDonald edhe për reformat e ndërmarra si në politikat fiskale dhe ato administrative në Ministrinë e Financave, të cilat po japin rezultate shumë pozitive si dhe për sfidat fiskale që i ka Kosovapërpara dhe hapat që po i ndërmerr Ministria e Financave për t'i adresuar në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ruajtjen e stabiletit makro fiskal.
Gjatë takimit ai e falënderoi Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për tërë ndihmën që e ka dhënë për ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, që nga themelimi i shtetit tonë dhe u shpreh se Thesari Amerikan është pjesë e historisë së suksesit të institucioneve të Kosovës.
Z. McDonald nga ana e tij e përgëzoi ministrin Hamza për arritjet e Kosovës, duke filluar nga rritja më e madhe ekonomike në rajon, stabilitetin makro – fiskal, si dhe numrin e madh të reformave që ka bërë Ministria e Financave, e të cilat po ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik.
Po ashtu z. McDonald u shpreh i lumtur me ndihmën që po ofron Thesari i Departamentit të Shtetit Amerikan për zhvillimin e institucioneve dhe kapitalit njerëzor që janë aseti më i vlefshëm i shtetit të Kosovës, dhe premtoi se Thesari Amerikan do të vazhdojë mbështetjen edhe në të ardhmen.
Ministri Bedri Hamza gjatë qëndrimit në Washington do të takohet edhe me zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore z.Cyril Muller dhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së z. Toa Zhang.