Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Osmani kërkon nga USAID-i mbështetje në luftën kundër dhunës në baza gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Pas takimit, Osmani ka thënë se USAID ka bërë punë të madhe në Kosovë dhe një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osmani ka thënë se ka kërkuar mbështetje edhe në luftën e dhunës mbi baza gjinore për çka ka theksuar se ka marrë mbështetje.

“Prania e rëndësishme e USAID-it këtu dhe vizita sot nuk janë vetëm një shembull i partneritet të fortë në mes dy vendeve, por tregon faktin që Kosova mbetet vend me potencial të madh, ekonomi në rritje e demokraci të avancuar”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se USAID-i ka qenë forcë shtytëse edhe katalizator i ndryshimeve pozitive në Kosovë, në veçanti në demokraci, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Ndërsa Erin E. McKee ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën në zhvillimin e një gjyqësori të paanshëm.

“USAID-i do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin e një gjyqësori të drejtë dhe të paanshëm, dhe do të ndikojë në zvogëlimin e nivelit të korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit. Synojmë t’iu mundësojmë të rinjve të realizojnë potencialin e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme që ata dëshirojnë ta shohin në Kosovë”, ka thënë ajo.

McKee ka folur edhe për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, duke thënë se njohja e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që Kosovës do t’i ndihmojë t’i përmirësojë raportet me vendet fqinje dhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve të tjera në kuadër të integrimeve./ksp