Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka lëshuar një urdhëresë që obligon Inspektoratin e Ministrisë dhe inspektoratet komunale, të bëjnë inspektime nëpër motele duke kontrolluar për mundësin e mashtrimit të konsumatorit.
Shala ka thënë se kjo është duke u bërë në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit.
“Kam urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me ato inspektoratet komunale që të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës. Këtë aksion është duke e mbështetur edhe Policia e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet që ofrohen në Kosovë të kenë cilësi në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të eliminohem mundësia për mashtrim. Kjo urdhëresë është në vazhdën e punës që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe për të vendosur rend dhe rregull”, ka thënë ministri Shala.
Në këtë aksion është duke asistuar edhe Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore.
Ndryshe në urdhëresë obligohen të gjitha inspektoratet që të ndërmarrin veprime kontrolli për të gjitha motelet.

-
Ministri Shala urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë
-
Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në Kosovë dhe shqipton 27 masa ndëshkuese
-
MTI obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo tri vjet
-
Ministria e Tregtisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve
-
Shala: Kemi inspektorë të tregut në të gjithë Kosovën