Me vendim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot Agjencia e Metrologjisë bashkë Inspektoratin kanë bërë verifikimin e peshojave të mëdha.
Sipas njoftimit për medie, verifikimi është duke u bërë para fillimit të sezonit të korrje shirjeve, me qëllim që të mos mashtrohet konsumatori.
Kryeshefi i agjencisë së Metrologjisë Ferki Fejza ka thënë se qëllimi kryesorë i kësaj vizite është verifikimi i peshoreve më mbrojtje të konsumatorit.
Fejza tutje shtoi se inspektimet e tilla do të bëhen edhe në qytete të tjera të Kosovës.
"Qëllimi i vizitës është verifikimi i jashtëzakonshëm për të gjitha pikat grumbulluese dhe fabrikat e miellit në këtë prag të fillimit të korrje shirjes, verifikimi i peshoreve në pika grumbulluese në funksion të mbrojtjes së konsumatorit duke pasur parasysh se kjo është njëra ndër parimet e themelore edhe të Ministrisë së Tregtisë edhe të ministrit Endrit Shala. Ky aktivitet është në përmbushje të obligimeve ligjore që dalin nga ligji për metrologjinë”, tha Fejza.
Ndërsa kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë Lulzim Syla ka bërë thirrje tek grumbulluesit që të bëjë verifikimin e peshoreve përndryshe mund të gjobiten.
Edhe
Në prag të korrje-shirjeve verifikohen peshoret e rënda
"Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i bënë thirrje të gjithë grumbulluesve që të bëjnë verifikimin e peshoreve në të kundërtën nëse nuk i bëjnë verifikimin, inspektorati i cili është në teren do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, tha Syla.
Verifikimi i peshoreve do të vazhdojë në mënyrë permanente në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
-
Agjencia e Metrologjisë verifikon saktësinë e peshoreve të mullinjve para korrje-shirjeve
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra
-
Inspektorati i MINT kontrollon peshoret në Gjilan, shqipton gjoba për parregullësi
-
Inspektohen mullinjtë në Lipjan pas dyshimeve për manipulim me peshore