Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka verifikuar peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve, që fermerët të jenë të mbrojtur dhe peshat të maten saktë.
Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë kanë kryer verifikimin e jashtëzakonshëm të mjeteve matëse, ku është bërë kontrolli ligjor.
Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza tha se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit dhe se verifikimet e tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme.
Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës bëjnë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet Ligji për Metrologji.
-
Ministria e Tregtisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve
-
Në prag të korrje-shirjeve verifikohen peshoret e rënda
-
Përurohen laboratorët e kalibrimit të radarëve dhe alkoolmetrave
-
Inspektorati i Komunës së Lipjanit rekomandon mullisët t`i kalibrojnë peshoret
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra