Ura që lidh 13 fshatra të Komunës së Vushtrrisë, në gjendje të rëndë është shfrytëzuar nga banorët që nga paslufta.
Por, pasi është ndërtuar ura e re, janë ndalur punimet pasi që zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë që projekti duhet të rishikohet, raporton KTV.
Për këtë, zëvendësministri i këtij dikasteri, Rexhep Kadriu ka thënë shkurt se rezulton që ura nuk po përputhet me rrugën.
Megjithatë, banorët të cilët frekuentojnë çdo ditë urën e vjetër, thonë që është i pasigurt dhe mjaft i rrezikshëm kalimi mbi të, e sidomos kalimi me mjete më të rënda.
Përderisa, në Komunën e Vushtrrisë thonë se ura do të funksionalizohet kur të përfundojë një kontest pronësor që ka dalë tash së fundi. Sipas Komunës, një banor kërkon kompensim për një copë toke në të cilën kalon ura.
Për ndërtimin e urës së re në fshatin Pestovë, janë investuar më shumë se 300 mijë euro.
-
Ura e rrezikshme prej druri që lidh 13 fshatra në Vushtrri, shteti s’po mund ta funksionalizojë të renë tash 2 vjet
-
Ura e rrezikshme prej druri që lidh 13 fshatra në Vushtrri, shteti s’po mund ta funksionalizojë të renë tash 2 vjet
-
Ura që ndan Drenasin nga fshatrat e që kërcënon qytetarët
-
Rruga në Prugoc, e nisur për të përmirësuar jetën e banorëve, është kthyer në rrezik për ta
-
Qarkullim i vështirë në rrugën që lidh dy komuna, riparimet e premtuara nuk kanë nisur ende