Sot mbahet ceremonia e shënimit të 48-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ceremonia mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ku fillimisht do të prezantohet kori i Fakultetit të Arteve, pastaj intonohet Himni i Universitetit, himni Kombëtar dhe Himni i Kosovës.
Gjithashtu do të shfaqet dokumentari i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kurse, pas tij do të flas rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zv-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arber Geci dhe kryetarja e Parlamentit Studentor, Arieta Bajrami.
Gjatë kësaj ceremonie është paraparë edhe dhënia e mirënjohjeve për profesorët e dalluar, dhënia e mirënjohjeve për studentët e dalluar, dhënia e çmimit sportiv për Gentiana Beqa – Ahmetin, dhënia e çmimit kontribut të veçantë për Isak Shabanin.
-
Në përvjetorin e UP-së më shumë u fol për kaluarën heroike, sesa për rolin e ri
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit
-
Prishtina shënon Ditën e Çlirimit, theksohet se liria e fituar duhet të shoqërohet me përgjegjësi
-
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës