Universiteti i Prishtinës (UP) ka bërë të ditur se në përditësimin e fundit që ka bërë sistemi i rangimit “Webometrics”, është ngritur për 12 pozita.
Në një postim në Facebook thuhet se UP-j, sipas sistemit të rangimit “Webometrics”, po vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve.
“Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t. UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij.

Artikuj të ngjashëm
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
Mbi 2 mijë maturantë në garë për 462 vende në Mjekësi
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Për 10 vjet numri i studentëve në UP ra për 32 për qind
-
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik