Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka emëruar një zyrtare për implementim të politikave për mbrojtje nga ngacmimi dhe ngacmimi seksual brenda institucionit.
Sipas një qarkoreje, që e ka siguruar KOHA, kjo detyrë i është besuar Drita Hysenit. Vendimi është marrë më 15 dhjetor në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
“Kushdo nga personeli akademik dhe administrativ që vëren sjellje që janë në mospërputhje me këtë rregullore ka për detyrë t’i kërkojë personit që ta ndalojë sjelljen e padëshirueshme dhe e ka për detyrë ta informojë palën e prekur për të drejtën e paraqitjes së denoncimit, si dhe ta drejtojë te zyrtari për mbrojtje nga ngacmimi për marrë më shumë informata për procedurën”, thuhet në njoftimin për stafin, e që është firmosur nga vetë Drita Hyseni.
Në njoftim, ftohen dekanët e njësive akademike që të njoftojnë studentët e njësive përkatëse lidhur me rregulloren.
-
UP-ja me zyrtar për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimi seksual
-
UP-ja pas 52 vjetësh me rregullore për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimet seksuale, kërkohen ndryshime
-
Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për ngacmim seksual në UP
-
Një vit pasi u denoncua për ngacmim seksual, ngrihet aktakuzë ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
-
Senati i UP-së zgjedh anëtarët e Këshillit të Etikës