Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja me zyrtar për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimi seksual

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se janë duke punuar në emërimin e një zyrtari përkatës, në zbatimin e rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual.

Sipas tij, rastet për ngacmime seksuale do të raportohen te zyrtari kur do të emërohet, e pastaj ai do t’i procedojë më tutje te organet përkatëse.

“Sa i përket ngacmimeve seksuale kemi lëvizje në aspekt pozitiv dhe ju e dini që para disa muajsh Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, e ka hartuar dhe miratua rregulloren kundër ngacmimeve seksuale, ndërkaq sa i përket implementimit, në ditëve në vazhdim do të punojmë me gjëra konkrete sa i përket zbatimit të kësaj rregulloreje që lidhen me emërimin e zyrtarit përkatës, i cili pastaj do t’i marrë të gjitha rastet që do të lajmërohen dhe po ashtu do të hartojë një dinamikë të zbatimit të rregullores, dhe këto do të ndodhin në vijim”, ka thënë Sahiti .

Rektori Sahiti ka folur edhe për Këshillin e Etikës, derisa ka thënë se është funksional qe një kohë të gjatë, e që padyshim se denoncimet nuk kanë munguar edhe aty.

Shumë vende të rajonit kanë filluar vaksinimin e studentëve në universitete, mirëpo rektori Sahiti thotë se këtë nuk e kanë menduar, pasi që kapacitetet janë të kufizuara.

Edhe Pesë denoncime ndaj profesorëve, UP-ja hulumton përmasën e ngacmimeve seksuale në ambientet akademike Arbëri Pesë denoncime ndaj profesorëve, UP-ja hulumton përmasën e ngacmimeve seksuale në ambientet akademike

“Ne nuk kemi menduar që nëpër fakultete ta organizojmë vaksinimin, megjithatë i kemi kapacitete e kufizuara dhe po e vërejmë që edhe nëpër institucionet është duke u ofruar vaksinimi ka mjaftë mundësi të vaksinimit, por nuk ka shumë interesim dhe nënkupton se nuk do të kishte ndryshim të madh sikur të ofrohej nëpër fakultete, sido që të jetë pjesa dërmuese e studentëve janë të vaksinuar, prandaj nuk është ndonjë vështirësisë ne mos të vazhdojmë me mbajtjen e mësimit me prezencë fizike, ndërsa dëshmitë e nevojshme janë duke u kërkuar nga njësitë akademike”, ka thënë Sahiti.

Sipas tij, studentëve që nuk kanë certifikatë të vaksinimit, do tu pamundësohet edhe mbajtja e ligjëratave.

“Nuk do të lejohen të vazhdojnë mësimin, dhe është shumë e thjeshtë se mundësitë ekzistojnë, dhe nëse studentët nuk e ofrojnë atë dëshmi ata bartin vet përgjegjësi”, ka thënë Sahiti.

Gjatë bisedës, ai ka folur edhe për fillimin e vitit të ri akademik, derisa ka përmendur që në disa fakultete për shkak të renovimeve po hasin në disa vështirësi.

Edhe UP-ja me zyrtare për mbrojtje nga ngacmimi seksual Arbëri UP-ja me zyrtare për mbrojtje nga ngacmimi seksual

“Në disa fakultete për shkak të renovimeve mund të ketë vështirësi të caktuara, por në atë rast ku është i domosdoshëm ndonjë zëvendësim mund të behët edhe në formën online. Ajo ndarja vlen për një numër shumë të kufizuar të rasteve, kur numri i grupeve është aq i madh saqë nuk lejon mbajtjen e mësimit në përputhje me kriteret që janë dhënë në vendimin e IKSHPK-së, nënkupton rastet kur grupi është më i madh se 50 studentë dhe ku pastaj ata zënë më shumë se 50% të hapësirës, dhe ndarja është bërë një grup të mbajë mësimin një javë dhe pastaj grupi tjetër, kjo është shumë më mirë se në rastin kur krejt mësimi ka shkuar në mënyrën virtuale, ne urojmë që shifrat të mos rriten”, ka thënë rektori i UP-së.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me 11 maj ka miratuar Rregulloren për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës e cila zbatohet për të gjithë personelin akademik, jo akademik dhe administrativ. Prandaj, Universiteti i Prishtinës ka aprovuar rregullore për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimi seksual pas dy dekadave kërkesave nga studentët, njësitë akademike dhe shoqëria civile./EO