Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, priti përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë, Andrew Russell, me të cilin biseduan për gjendjen e mjedisit në Kosovë, prioritetet dhe projektet e përbashkëta, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Reduktimi i ndotjes se ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave te gjelbra, dekontaminimi i lumenjve, trajtimi i ujërave të zeza, mbrojtja e monumenteve të trashëgimisë kulturore, fuqizimi i inspektoratit, janë disa nga prioritetet e Reshitajt për realizimin e të cilave ajo kërkoi mbështetje nga përfaqësuesi i UNDP-së.
Nga ana tjetër z. Andrew Russell u shpreh i gatshëm që të përkrahë projektet e përbashkëta në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro
-
Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, konsiderohet situatë serioze