Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Departamenti i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka pranuar 3.000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 nga UNDP-ja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga shpërthimi i pandemisë, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet në Kosovë për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë, duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat.
“Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së. UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
UNDP tutje njoftohet se ka premtuar mbështetje dhe kontribut për mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend.
-
UNDP-ja dhe Luksemburgu i dhurojnë Kosovës 5.000 komplete testesh për COVID-19
-
UNDP i dorëzon IKSHP-së 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për mostrat që përmbajnë 12,000 teste
-
UNDP-ja i dorëzon IKSHPK-së një donacion prej 41 mijë komplete testimi për COVID-19
-
Ambasada Amerikane i dhuron 2500 teste rapide QKMF-së në Podujevë
-
Gjermania ndihmon Kosovën me 150 mijë teste rapide antigjente