Vushtrri, 19 prill - Komuna e Vushtrrisë dhe UN Habitati sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, që synon ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e Komunës së Vushtrrisë në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, e shprehu mirënjohje për UN Habitatin dhe Agjencinë Suedeze SIDA që po mbështesin dhe financojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe komunën e Vushtrrisë.
Pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes si dhe rritja e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve qendrore. Përmes këtij projekti Komuna e Vushtrrisë do ta hartojë hartën zonale të territorit të saj.
Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe Gwendoline Mennetrier, përfaqësuese e UN Habitatit.
-
MMPH dhe UN-HABITAT bashkëpunojnë për planifikim hapësinor
-
UNDP dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruajnë Marrëveshje për punësimin e të rinjve
-
MMPH dhe UN-HABITAT ndihmojnë komunat në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor
-
Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit dhe UN-Habitatit
-
Gjilani me memorandum bashkëpunimi për hartat zonale dhe planifikimin hapësinor