Kryetari i Komunës së Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ, me të cilën Gjilani përfiton në fushën e planifikimit, konkretisht në planin zhvillimor komunal dhe krijimin e hartave zonale.
Ai ka falënderuar organizatën qeveritare GIZ-in për të gjitha investimet që janë duke i bërë në Gjilan, e posaçërisht për këtë program i cili fokusohet në planin e zhvillimit komunal, krijimin e hartave zonale dhe planifikim të hollësishëm urbanistik, që njëkohësisht krijohen mundësi më të mira për ruajtjen e planifikimit dhe zbatim më të lehtë të ligjit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Shkëlqim Daci, përfaqësues i GIZ-it, ka thënë se kjo marrëveshje është në funksion të fuqizimit të planifikimit hapësinor dhe menagjimit të tokës.
“Ne Komunën e Gjilanit do ta ndihmojmë në procesin e planifikimit hapësinorë, në krijimin e databazës hapësinore dhe hartimi i hartës zonale komunale. Gjithashtu në sektorin e urbanizmit do të punojmë edhe për ngritje të kapaciteteve, zgjerimin e sistemit GIS, dhe trajnime për menaxhimin urban”, ka thënë mes tjerash Daci.
Suzana Goranci, përfaqësuese e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke implementuar ligjin që parasheh të gjithë këta hapa që Gjilani përmes GIZ-it do ti realizoj. Ajo më tej ka bërë të ditur se kjo është obligim ligjor që duhet sa më parë të kryhet në gjithë Republikën e Kosovës.