Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Gizin gjerman do të bashkëpunojnë në përgatitjen e hartave zonale dhe planit zhvillimor komunal me dokumente etj. të cilat janë të obligueshme që t’i ketë secila komunë, meqë kjo është e bazuar me legjislacionin në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të martën përfaqësuesin e GIZ-it gjerman, Shkëlqim Daci dhe Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth projektit të përbashkët për digjitalizimin e të dhënave me ç’rast është nënshkruar edhe një marrëveshje e bashkëpunimit midis Komunës së Vitisë dhe të GIZ-it gjerman.
Suzana Goranci, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka deklaruar se reformat që kanë ndodhur në planifikimin hapësinor ka bërë që secila komunë të obligohet të përgatisë dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor.
“Secila komunë është e obliguar që të përgatisë dokumentet e nevojshme si hartat zonale dhe planin zhvillimor komunal, të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH-ja”, ka thënë ajo. (më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
-
GIZ-i ndihmon projektin e hartave zonale në Lipjan
-
Gjilani me memorandum bashkëpunimi për hartat zonale dhe planifikimin hapësinor
-
Matoshi: Harta Zonale dokumenti më i rëndësishëm për planifikim hapësinor
-
MMPH dhe UN-HABITAT bashkëpunojnë për planifikim hapësinor
-
MMPH dhe UN-HABITAT ndihmojnë komunat në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor