Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

Foto: Koha / ilustrim

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të martën ulje të çmimeve të naftës dhe benzinës, pas uljes së tyre në bursat ndërkombëtare.

Ministria e Financave e këtij vendi ka publikuar vendimin që tregon çmimet e reja të shitjes së karburantëve me shumicë dhe pakicë për treg.

Në këtë vendim thuhet se një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë (1.90 euro) për litër, nga 232 lekë për litër (2 euro) që ishte deri tani, ndërsa për një litër naftë me shumicë nga tani do të tregtohet për 214 lekë (1.80 euro).

Çmimi për benzinën do të tregtohet me 206 lekë (1.7 euro) për litër, nga 212 lekë (1.75 euro) që ishte deri tani.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 104 lekë (0.90 euro) për litër.

Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites të së martës.

Edhe Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri Arbëri 4 v. më parë Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri

“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.