Çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri, është rritur sërish pas disa ditësh që kur është shënuar ulje nga Bordi i Transparencës.
Ky Bord të premten ka vendosur të shtrenjtojë këto karburante, duke nisur nga ora 18:00.
Sipas njoftimit, nafta do të shitet 240 lekë për litër nga 235 sa është vendosur të enjten, ndërsa benzina do të shitet 233 lekë për litër nga 227, çmim i vendosur po ashtu të enjten nga Bordi.
Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njëjtë. Një litër do të vazhdojë të shitet për 81 lekë, shkruan TCH.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër”, thuhet në vendimin e Bordit të Transparencës.