Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohet nafta në Shqipëri

nafta, karburant, shtrenjtimi, benzine

Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të mërkurën prej 10 lekësh. Sipas çmimeve të reja për karburantet, një litër naftë do të shitet për 249 lekë (2.08 euro) në pikat e karburantit në vend.

Në publikimin e Bordit të Transparencës të Shqipërisë, përveç naftës, është rritur edhe çmimi i benzinës, ku një litër do të kushtojë 244 lekë (2.04 euro), ndërsa çmimi i gazit prej 90 lekësh (0.75 centë) mbetet i pandryshuar, shkruan TCh.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për një afat të pacaktuar.