Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohen për nga një cent nafta dhe benzina

nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për ditën e enjte.

Çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar rritje për 1 cent në dallim nga një ditë më parë.

Çmimi i naftës për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.74 euro për litër. I benzinës 1.68 euro, ndërsa i gazit 0.78 euro.

Sipas MINT-it, këto çmime do të vlejnë deri të premten në orën 10:00.

Ministria do ta caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.

Artikuj të ngjashëm