Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimi i benzinës për një cent më i lartë sot dhe nesër

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Çmimi i një litri për naftë të dielën me datën 26.07.2026 dhe të hënën 27.07.2026 do të jetë 1.72 euro, njësoj si një ditë më parë.

Për një cent është ngritur çmimi i litrit të benzinës. Sot dhe nesër sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, litri i benzinës mund të shitet jo më shumë se 1.52 euro. 

Çmimi i gazit do të jetë njësoj sikurse ditëve të fundit 0.60 euro për litër.

Ndryshe, çmimi i derivative ka filluar të ngritet sërish këtë muaj pasi janë rikthyer luftimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.