Çmimi tavan i naftës të mërkurën ka rënë për një cent krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se çmimi i naftës do të jetë 1.58 euro për litër, ndërsa të martën ka qenë 1.58 euro për litër.
Çmimi i benzinës është i njëjtë tash e tri ditë. Sikurse të hënën e të martën, edhe sot një litër mund të shitet maksimumi me 1.53 euro.
Ndërkohë që çmimi i gazit është ulur për një cent. Një litër të martën kushtonte 0.75 cent, ndërsa të martën kushton 0.74.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Çmimi tavan i naftës caktohet çdo ditë nga Ministria dhe vlen për 24 orë.