Në 24 orët e fundit, në Shqipëri, nga 937 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 427 qytetarë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe një person ka vdekur si rezultat i koronavirusit.
Më së shumti raste me COVID janë regjistruar në Tiranë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithsej raste aktive me COVID-19 janë 9 mijë e 201.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.
Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284 mijë e 13 që nga fillimi i pandemisë.
Artikuj të ngjashëm