Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini dhe drejtorja e Doganave të Shqipërisë, Belinda Ikonomi sot patën në takim në të cilin folën për shqetësimet nga prodhuesit dhe eksportuesit kosovarë të patates lidhur me aplikimin e çmimeve të referencës për patate nga 0.14 centë sa ishte më parë, në 0.18 centë për kg, njofton kumtesa nga Ambasade e Kosovës në Shqipëri, transmeton Koha.net.
Në këtë takim u arrit pajtimi që në ditët dhe në javët në vijim të organizohet një takim midis përfaqësuesve të doganave, odave ekonomike dhe të Ministrive të Financave të Kosovës dhe të Shqipërisë për të diskutuar lidhur me eliminimin e çfarëdo barriere midis dy vendeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Mes Kosovës e Shqipërisë diskutohet problemi i çmimeve referente
-
Sqarohet vendimi i Shqipërisë për çmimin referent të patateve të Kosovës
-
Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Kemi flamurin tonë, duhet sistem IBM në dogana
-
Prishtina bllokon heqjen e doganave me Shqipërinë
-
Kosova insiston se Shqipëria shkeli marrëveshjen tregtare, ajo e mohon