Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, ka thënë se për t’u kthyer regjimi i vizave për Kosovën nevojitet një proces i gjatë, njësoj sikurse ai deri në vendosjen pro liberalizimit.
Të martën në “60 Minuta” të KTV-së, Ujkani ka thënë se deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, lidhur me vizat është e pakuptimtë dhe nuk ka asnjë bazë për t’u menduar rikthimi i këtij vendimi.
“Një deklaratë e tillë është pak e pakuptimtë në rrethanat kur po flasim tani, pasi kanë ndodhur shumë zhvillime në rajonin tonë. Procesi është i vendosur në mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në një procedurë krejtësisht të rregullt, prandaj Franca mbetet vetëm një prej anëtarëve që ka vendosur në këtë drejtim. Ka një proces që duhet të ketë nëse do të kthehej ai regjim. Nuk kemi asnjë bazë për të menduar në rikthimin e atij vendimi, sepse ende nuk është i zbatueshëm. Nuk ka kurrfarë argumenti apo baze ligjore që do të mund ta justifikonte”, ka thënë ai.
Në këtë intervistë, Ujkani ka përmendur edhe mungesën e presidentit serb në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur të martën në Tiranë, duke thënë se mosprezenca e tij dhe vizita e tij në Kinë ku ka nënshkruar një marrëveshje tregtare, përçon mesazh të keq.
“Mosprezenca e Vuçiqit në Samitin e Tiranës dhe prezenca e tij në Forumin kinezo-serb, marrëveshja e nënshkruar për marrëdhënie tregtare, përçon një mesazh jashtëzakonisht të keq dhe nuk besoj që do të mbetet pa u vërejtur, nënvizuar dhe theksuar nga Bashkimi Evropian”, është shprehur ai.
Edhe
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
Sipas tij, masat ndëshkuese ndaj Kosovën duhet të hiqen dhe të vendosen ndaj Serbisë.
“Serbia duhet të ndëshkohet për dy gjëra. Për ato që kanë ndodhur më 24 shtator sepse aty shihet që ka pasur organizim shumë të mirë dhe për mbajtjen e kryekriminelit në shtëpi të saj. Dhe e dyta, Samiti i Procesit të Berlinit po mbahej në Tiranë e presidenti serb shkoi të lidhë marrëveshje tregtare me Kinën, e madje edhe ka pasur takime me Vladimir Putinin atje, kjo nuk duhet të lihet anash apo të mbetet pa u përkthyer në masa”, ka theksuar ai.
-
Kosova do të kërkojë në Tivat trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Ujkani: Kosova s’e ka komoditetin të humbë kohë, 7 qershori duhet të jetë verdikt për skenën politike
-
Kallas thotë se zgjedhjet në Kosovë po shkaktojnë vonesa në dialog
-
Kurti-Macronit: Serbia të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe të tërheqë letrën e Bërnabiqit