Uji i pijshëm në katër shkolla të fshatrave të Suharekës mbetet i ndotur në aspektin kimik dhe bakterologjik ka njoftuar Drejtoria komunale e Shëndetësisë.
Sipas këtij dikasteri lokal rezultatet e mostrave të marra në shkollat të Savrovës, Sopisë, Leshanit dhe Studençanit kanë treguar se uji është i ndotur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në fillim të javës Drejtoria e Shëndetësisë përmes një njoftimi pati kërkuar që në këto fshatra të mos konsumohet uji i pijshëm pa e vluar ose të pihet uji i ambalazhuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Konstatohet uji i ndotur me baktere në dy fshatra të Suharekës
-
Uji në zonën e fshatit Marec i papijshëm, IKSHPK-ja del me rekomandime
-
Helmimi i qytetarëve në Kaçanik, mostrat tregojnë se uji s’është i pijshëm
-
Dyshohet për ujë të ndotur në fshatra të Kaçanikut, mbi 250 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor
-
Dy mostra të ujit nga Deçani rezultuan të kontaminuara