Malishevë, 6 nëntor - Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune zyrtarët përgjegjës të njësisë së Hidroregjionit jugor dhe punëkryesin, me të cilët ka biseduar për ecurinë realizimit të projektit të ndërtimit të ujësjellësit për 13 fshatrat e Malishevës.
Sipas njoftimit për media, ata thanë se deri më tani janë realizuar rreth 95 për qind e projektit dhe punimet janë duke vazhduar drejt finalizimit të projektit.
Bazuar në raportin e dhënë, deri më tani janë kryer rezervuarët e ujit, rrjeti i ujësjellësit pothuajse ka përfunduar në të gjitha fshatrat, e po ashtu edhe lidhjet, ndërsa kanë mbetur edhe disa punë tjera, për përfundimin e tërësishëm të projektit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i Malishevës synon ta lidhë Malishevën me hidrosistemin "Radoniqi"
-
Në Malishevë bëhet pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryetarit të ri dhe atij paraprak
-
Filloi asfaltimin i disa rrugëve në fshatin Shkozë të Malishevës
-
Malisheva vazhdon zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Drenoc dhe Banjë
-
Përfundojnë 2 kilometra rrjet të kanalizimit në tre fshatra të Malishevës