Me buqeta lulesh është pritur nga punonjësit e administratës komunale, Ekrem Kastrati, kryetari i ri i Komunës së Malishevës, të enjten rreth orës 09:00, kur është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit në këtë komunë.
Në zyrën e kryetarit të komunës Kastrati është pritur nga kryetari i deritashëm, Ragip Begaj. Begaj është shprehur i lumtur që mund të ia dorëzojë detyrën kryetarit Kastratit.
"Jam i lumtur që ua dorëzojë detyrën juve dhe ju uroj shumë suksese në punë, uroj të keni rezultate, të punoni me urtësi e pa arrogancë, sepse kjo iu duhet qytetarëve", ka thënë Begaj gjatë fjalimit përshëndetës me kryetarin e ri të cilit i dorëzojë një dosje me projektbuxhetin e komunës për vitin 2022.
Kastrati në anën tjetër është shprehur i lumtur që e merr detyrën nga një kryetar si Ragip Begaj.
"Unë do të vazhdojë punët e mira që keni bërë ju, do të ndjek shembullin tuaj në qeverisje, ju ishit një kryetar model, që sakrifikuat edhe shëndetin tuaj për të qenë në shërbim të qytetarëve", u shpreh Kastrati.
-
Nesër merr detyrën kryetari i ri i Malishevës, Ekrem Kastrati
-
Betohet kryetari i Malishevës, Kastrati: Do të qeverisim bashkë me qytetarët
-
Kryetari i Malishevës takon 10 drejtorët, i mbetet edhe një pa emëruar
-
Kryetari i Malishevës synon ta lidhë Malishevën me hidrosistemin "Radoniqi"
-
Vesel Krasniqi nënkryetar i Malishevës, dihen edhe 8 drejtorë nga Nisma