Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka takuar sot udhëheqjen e KRU “Gjakova”, kryeshefin ekzekutiv, Visar Hasin.
Temë e bisedës së tyre ka qenë interesimi i Komunës së Malishevës për kyçjen në sistemin e ujësjellësit të "Radoniqit", me qëllim të sigurimit të ujit për pije për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ka njoftuar Zyra për Informim e Komunës së Malishevës.
“Sot kam zhvilluar një takim pune me kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, z.Visar Hasi dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kam diskutuar lidhur me mundësinë e realizimit të projektit për të kyçur komunën tonë në sistemin e Radoniqit. Si kryetar i Malishevës do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar këtë projekt madhor, që ofron zgjidhje të përhershme të furnizimit me ujë për të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës”, ka thënë kryetari Kastrati pas takimit.
Kryetari Kastrati dhe kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasi, thanë se do të shohin të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar me donatorët dhe ministritë e linjës, për financimin dhe realizimin e këtij projekti, jetik për Komunën e Malishevës.
Sipas të dhënave të njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, aktualisht 61.5 për qind e banorëve të kësaj komune posedojnë ujësjellës të menagjuar, 7.50 për qind e banorëve posedojnë ujësjellës por pa menaxhim nga Hidroregjioni, 20.15 për qind e banorëve janë në investime për ujësjellës dhe 11.30 për qind e banorëve, në 9 fshatra janë pa ujësjellës.
-
Kryetari i Malishevës: Reduktimet po cenojnë përditshmërinë e qytetarëve
-
Betohet kryetari i Malishevës, Kastrati: Do të qeverisim bashkë me qytetarët
-
Në Malishevë bëhet pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryetarit të ri dhe atij paraprak
-
Kryetari i ri i Malishevës synon një koalicion paszgjedhor për të siguruar një pushtet stabil
-
Fermerët hedhin qumësht, KRU “Gjakova” ndërpret mbushjen e liqenit të Radoniqit