Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ueb-faqet e reja të komunave, të paqasshme për publikun

Projekti i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për transferimin e ueb-faqeve të vjetra zyrtare të komunave të Kosovës në ato të reja nuk është duke ecur mirë. Edhe qasja në këto ueb-faqe ka ndryshuar, pasi ato nuk mund të gjenden nëpërmjet “google”, duke shënuar vetëm emrin e komunës.

Tashti duhet ndjekur hapa të tjerë. Duhet patjetër të hyhet në ueb-sajtin https://kk.rks-gov.net/, për të zgjedhur pastaj komunën që dëshironi, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, zyrtarë komunalë ankohen se në shumicën e rasteve edhe vetë ata nuk kanë qasje në platformën e re dhe se kanë telashe për të postuar informacione e dokumente të ndryshme që janë në interes për publikun. Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se që prej 28 shkurtit, kur ka funksionalizuar ueb-faqet e reja të komunave, përfshirë atë të Podujevës, ueb-faqet e vjetra janë mbyllur për publikun.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.