Paqartësi janë shfaqur rreth një kërkese të Komunës së Podujevës për interpretim ligjor të para dy vjetëve. Zyrtarët komunalë insistojnë se i janë drejtuar me shkrim Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal se si t’ia bëjnë me ankesat e banorëve për emërtimin e rrugëve, nëse duhet formuar komision të ri për shqyrtim, shkruan sot Koha Ditore.
Bile komunarët kanë thënë se MAPL-ja i është drejtuar pastaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për këtë çështje. Zëdhënësi, Nazmi Elezi, thotë se kanë marrë edhe konfirmim nga Departamenti Ligjor i MAPL-së se të njëjtat kërkesa i ka pranuar.
“Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Podujevës, më 07.02.2017, ia ka dërguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve normative të Komunës, të miratuara në mbledhjen e mbajtur më 01.02.2017, në të cilën mbledhje është ngritur edhe çështja e ngritjes së një komisioni për shqyrtimin e ankesave lidhur me emërtimin e disa rrugëve në territorin e Komunës së Podujevës”, ka thënë Nazmi Elezi....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)