Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar udhëzimin administrativ NR. 09/2018 për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ NR. 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit.
Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve profesional në fushën e patentë shoferit.
Një nga ndryshimet është kohëzgjatja e dhënies së autorizimit për subjektin, i cili tani është 5 vjet.
Gjithashtu sigurohet cilësia e programeve për seminaret e nevojshme të cilat duhet të akreditohen nga organi kompetent, Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndryshojnë udhëzimet për autoshkolla
-
BE-ja ndryshon ndjeshëm rregullat për patentë shoferët
-
Kalueshmëria në testin teorik për patentë shoferë 10% më e lartë pas ndryshimeve
-
Ndryshimet në testimin për patentë shofer, flet eksperti i komunikacionit
-
Vetëm edhe sot afat për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS