Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nënshkroi Udhëzimin Administrativ nr. 4/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 15/2017 për ligjërues profesional në autoshkollë, me të cilin janë lehtësuar procedurat për ligjëruesit profesional në autoshkolla.
Në komunikatën nga kjo Ministri, thuhet se bëhet fjalë edhe për Udhëzimin Administrativ nr. 5/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 2/2017 për licencimin e autoshkollave, me të cilin janë rregulluar procedurat për licencim të autoshkollave dhe Udhëzimin Administrativ nr. 6/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 11/2017 për trajnerë në fushën e patentë shoferit, me të cilin janë rregulluar procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit.
“Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë ditëve në vijim me nxjerrjen e akteve tjera nënligjore për rregullimin e fushave të mbuluara në bazë të ligjeve në fuqi, sipas planit legjislativ”, thuhet në fund.
-
Udhëzim i ri administrativ për aftësimin e ligjëruesve për patentë-shoferët
-
Udhëzim i ri administrativ për licencim të autoshkollave dhe instruktorëve për shoferë
-
Nënshkruhet udhëzimi administrativ për ligjërues profesionalë në autoshkolla
-
Nënshkruhet udhëzimi për trajnerë në fushën e patentë shoferit
-
Këshilltarët e Lekajt me kompetenca të shërbyesve civilë për kontrollimin e projekteve milionëshe