Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, nënshkroi dy udhëzime administrative për licencimin e autoshkollave dhe për instruktor shofer.
Udhëzimi Administrativ me nr.20/2017 për licencimin e autoshkollave ka për qëllim të përcaktojë kushtet dhe kriteret që duhet t’i plotësojë autoshkolla për licencim, përtëritje të licencës , pezullim dhe revokim të licencës.
Ndërsa, Udhëzimi Administrativ për instruktor shofer, 19/2017, përcakton kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për licencim instruktor shoferit, lëshimin e licencës, të drejtat dhe detyrat e instruktor shoferit, mbajtjen e evidencës për dhënien e provimit si dhe planprogramin.
Këto dy udhëzime administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës.
-
Ndryshojnë udhëzimet për autoshkolla
-
Nënshkruhet udhëzimi administrativ për ligjërues profesionalë në autoshkolla
-
Zharku nënshkruan dy udhëzime për patentë shofer
-
Nënshkruhet udhëzimi për trajnerë në fushën e patentë shoferit
-
Ministri Çeku: Udhëzimi për licencimin e federatave hyn në fuqi brenda pak ditësh