Arbëri

U mbajt marshi me biçikleta kundër dhunës ndaj gruas dhe vajzave

Afro 20 persona kanë marrë pjesë në marshin 6 kilometra me biçikleta të organizuar në Prishtinë në përkrahje të 16-ditëshit, të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Pjesëmarrësit filluan marshin nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky marsh u organizua nga “Marakli t’biçikletave”.

“Mendoj që nuk jemi duke bërë fushata me kategorinë e duhur, mendoj që më shumë duhet të bëhen fushata për t’u organizuar dhe vetëdijesuar burrat, sesa me iu tregua vajzave dhe grave se çfarë kanë të drejta ato. Pra, duhet të punohet më shumë me burra e djem”, ka thënë Berat Rakovica, drejtor i “Marakli t’biçikletave”.

Sipas tij, këto aktivitete nuk janë të parat, por as të fundit.

“Numri i të interesuarve është i madh duke e pasur parasysh që moti është i ftohtë”, ka thënë ai, duke i falënderuar ata që iu janë bashkangjitur këtij marshi.

{gallery}