Oda e infermierëve të Kosovës ka njoftuar se ua ka marrë licencat e punës katër infermiereve të përfshira në rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Ky vendim është marrë në një takim urgjent të Odës së Infermierëve me prokurorin dhe Këshillin Etik.
“Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve ‘Orenda’ në Pejë”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën janë arrestuar tri infermiere pas publikimit të një videoje ku shihen teksa e sulmojnë fizikisht një të moshuar.

-
Aktakuzë ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në strehimoren “Orenda”
-
Lirohen nga paraburgimi infermieret e arrestuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë
-
Apeli lë në paraburgim infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë
-
I vihet dryni “Orendas”, në Gjakovë u protestua kundër dhunës ndaj të moshuarës
-
Shteti mbyll shtëpinë e të moshuarve “Orenda”