Termocentrali Kosova B vazhdon të shkaktojë ndotje të madhe.
Tym i zi është parë të jetë lëshuar nga tymtarët e këtij termocentrali, i cili ndonëse është më i ri si Kosova A, në mungesë të filtrave shkakton ndotje më të madhe.
Banorët e kësaj ane, duke dërguar edhe fotografi në adresë të portalit Koha.net, e përshkruajnë këtë tym si më të dendur se zakonisht.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që alarmohet zakonisht në sezonin e dimrit, kur ndotja e ajrit sidomos në Prishtinë bëhet shqetësim për qytetarët, përmend Termocentralin Kosova B, si njërin prej shkaktarëve më të mëdhenj të ndotjes.
Albena Reshitaj, ministre në MMPH, kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovën se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë. Ajo kishte thënë se filtrat e Termocentralit ‘Kosova B’, nuk janë ndërruar prej vitit 1985.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka investuar qindra miliona euro në termocentralet Kosova A dhe B.

-
Qytetarët ankohen për rritje të ndotjes së ajrit në Obiliq dhe në Prishtinë
-
KEK-u thotë se është stabilizuar sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
-
Prokuroria autorizon Policinë për të hetuar ndotjen nga KEK-u
-
Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit
-
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale