Në turin e tij ballkanik, stacioni i radhës i presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, nesër ësht Kosova, ku do të takohet me presidentin Hashim Thaçi
Siç është paralajmëruar, qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë është përgatitja për Samitin BE - Ballkan Perëndimor në Sofje, më 17 maj.
“Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t'u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE - Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në agjendë.
Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.
Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
-
Thaçi shkon në Bruksel, pritet të takojë përfaqësues të lartë të BE-së
-
Njoftimi për takimin e zyrtarëve të Kosovës me kryetarin e KE-së mbyllet me një fjali të tij
-
Thaçi udhëton për Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin
-
Sot samiti i BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, e pranishme edhe Kosova
-
Në Samitin e Sofjes, Kosova përfaqësohet nga presidenti Thaçi