Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Bruksel, me ç’rast nesër do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, bën të ditur përmes një komunikate për media Zyra për Informim e Presidencës.
“Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se, “me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.