Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Takimi mbahet me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Presidenti i Kosovës tashmë ka udhëtuar për në Bruksel.

Para takimit Thaçi ka folur për domosdoshmërinë e definimit të sovranitetit territorial të Kosovës. Ndërsa Vuçiq ka folur për një luftë për mbrojtjen e interesave serbe.