Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turqia rinovon Parkun e Qytetit në Prishtinë, krijon ambient edhe për fëmijë me nevoja të veçanta

Njëra nga katër parqet e qytetit e cila është në shërbim të qytetarëve dhe e cila vazhdimisht vizitohet nga qytetarët do të rinovohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në kuadër të punimeve të renovimit në hapësirën e lojërave filluan punët për rregullimin e ambientit dhe këndit të lodrave.

“Në takimet e realizuara gjatë këtij viti në mes të Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s janë shqyrtuar kërkesat primare në përmirësimin e infrastrukturës sociale, shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të cilat mund të realizohen bashkërisht. Në kuadër të kërkesave, duke i theksuar hapësirat e gjelbra në Prishtinë, ju është dhënë përparësi punëve të cilat mund të realizohen nëpër parqe të qytetit dhe kanë filluar punimet në parkun e qytetit të Prishtinës me qëllim të përmirësimit të kushteve për fëmijë”, thuhet në komunikatën për media të TIKA-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Parku në qendër të Prishtinës me lodra të papërdorshme qe një kohë të gjatë dhe me pamje jo të mirë do të rinovohet me mbështetje të TIKA-s. Me anë të punimeve të cilat do të realizohen me rinovimin e lodrave dhe rregullimin e ambientit, sipas kësaj Agjencie, parku do ta fitojë një pamje të re gjithashtu në këndin e lodrave do të ekzistojnë edhe hapësira për fëmijë me nevoja të veçanta.

Image

“Parku, i cili do t’i mundësojë fëmijëve me nevoja të veçanta të kalojnë kohë edhe me fëmijët e tjerë, do të jetë i pari i këtij lloji në Prishtinë”, ka theksuar TIKA në këtë njoftim.

Punimet e filluara nga TIKA planifikohen të përfundojnë brenda dy muajve dhe menjëherë pas përfundimit, do të bëhet edhe hapja e tij.