Fëmijët janë të rrezikuar nga lodrat, të cilat janë dëmtuar në masë të madhe në parkun e qytetit të Prishtinës, raporton KTV.
Prindërit ndihen të shqetësuar për gjendjen e tillë, duke kërkuar përgjegjësi nga komuna e madje ndërhyrje të menjëhershme në përmirësimin e kushteve në këtë park.
Që prej se janë vendosur në vitin 2001, askush nuk është marrë me mirëmbajtjen e tyre.
KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por përgjatë një jave pritjeje, ata nuk kanë gjetur kohë të prononcohen.
Vitin e kaluar, në po të njëjtin park, TIKA turke ka investuar në krijimin e një parku me lodra, i njohur si “Parku i Miqësisë Kosovë – Turqi”.