Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina premton t’ua kthejë qytetarëve hapësirën që meritojnë, vitin e ardhshëm

Drejtoresha e Parqeve në Prishtinë, Donika Çetta, ka njoftuar për planet e Komunës sa i përket sigurimit të trotuareve me dru dhe gjelbërim.

E ftuar të hënën në emisionin “038” në KTV, Çetta ka thënë se nëse arrihet të implementohen projektet e planifikuara, qytetarëve do t’u kthehet hapësira që meritojnë.

Ajo ka treguar se një ndër planet e Komunës është që nga muaji nëntor, pranë shkollës fillore “Elena Gjika”, të krijohen hapësirat përreth saj.

“’Elena Gjika’ i plotëson nevojat për krijimin e hapësirave përreth shkollës. Gjatë bisedës me drejtorin e shkollës dhe fëmijët, ata kanë qenë të lumtur dhe e kanë pranuar shumë mirë. Për të krijuar këtë hapësirë nevojitet mbyllja e rrugëve që janë përreth. Implementimi i këtij projekti pritet të fillojë që në muajin nëntor”, ka thënë ajo.

Një tjetër plan i Drejtorisë që ajo udhëheq është mbjellja e druve përreth trotuareve dhe krijimi i hapësirave të gjelbra mes rrugëve me katër korsi.

“Kjo do të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe në sigurinë e njerëzve”, ka shtuar ajo.

Edhe Një minishesh te shkolla “Elena Gjika” si nismë për sheshin e madh në zonën e vjetër Arbëri Një minishesh te shkolla “Elena Gjika” si nismë për sheshin e madh në zonën e vjetër

Një tjetër ndryshim i nevojshëm, sipas saj, është edhe te parku në lagjen “Kalabria”, në lagjen “Mati”, por edhe punime në parkun e lagjes “Kodra e Trimave”.

“Këto janë planifikimet tona si Komunë për vitin e ardhshëm”, ka thënë ajo.