Ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, ka njoftuar se duke nisur nga e shtuna (24 maj) do të rihapet tuneli i Llogarasë në jug të Shqipërisë, që shkurton rrugën nga fshati Dukat në Palasë nga 30 minuta në vetëm shtatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy tunel ishte hapur vitin e shkuar, por në fund të sezonit ishte mbyllur për të përfunduar të gjitha punimet.
E siç ka njoftuar ministrja Balluku, tani ky tunel do të jetë i hapur dhe pa pagësë deri më 15 shtator. Në të do të ndalohet kalimi për mjetet e rënda.
Vitin e shkuar ishte paralajmëruar se pagesa për të kaluar në këtë tunel do të jetë rreth 5 euro.
Tuneli është i gjatë rreth 6 kilometra.
Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, ai kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur me 11 dalje.