Gjykata e Posaçme ka marrë vendim ta pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, raporton “Top Channel” të enjten.
Veç pezullimit nga detyra, Ballukut i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK-u lidhur me akuzën për shkeljen e barazisë në tenderë.
Sipas SPAK-ut, akuza ka të bëjë me veprimet që Balluku në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë i ndërmori në një nga procedurat e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përkatësisht për seksionin rrugor Orikum-Himarë.
Artikuj të ngjashëm
-
SPAK i kërkon Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut me qëllim arrestimin e saj
-
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
-
SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku
-
Kuvendi i Shqipërisë nuk i hap rrugë arrestimit të Ballukut
-
Rrezikohet rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së, vlerësohet se politika po e pengon sundimin e ligjit