Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tsipras kërkon nga PE zhbllokimin e integrimit europian të fqinjëve

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian tha se do të bashkëpunojë për futjen në BE të dy shteteve të Ballkanit.

Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ai theksoi se këtë vendim Greqia do ta bëjë në saj të marrëveshjes së Prespës dhe dialogut të vazhdueshëm që ka me Shqipërinë.

Tsipras: “Zhbllokojmë integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Marrëveshja për emrin e Maqedonisë është një model se si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet në rajonin tonë”, tha Tsipras.